A je i urryer nga bota?

Jezusi një ditë i tha vëllezërve të tij që nuk besonin në të: “Bota nuk mund t’ju urrejë juve, por më urren mua sepse unë dëshmoj për të se veprat e saj janë të mbrapshta” (Gjoni 7:7). Jezusi pra dëshmonte për veprat e botës, duke thënë që ishin të këqija. Dhe për këtë dëshmi besnike dhe të vertetë bota e urreu. Pra bota urren ato që japin të njejten dëshmi për veprat e saj ende sot. Ç’bëjnë përkundrazi shumë që e quajnë veten ndjekës të Krishtit? QËNDROJNË NË HESHTJE OSE MË KEQ SHFAQIN KËNAQËSI NDAJ VEPRAVE TË BOTËS. Këto nuk mund të urrehen nga bota, përkundrazi i don sepse janë bërë shokë të botës, por ARMIQ TË PERËNDISË, sipas asaj që është shkruar: “O shkelës dhe shkelëse të kurorës, a nuk e dini se miqësia me botën është armiqësi me Perëndinë? Ai, pra, që don të jetë mik i botës bëhet armik i Perëndisë” (Jakobi 4:4). Askush pra të mos ju gënjejë me fjalë të kota, sepse në qoftë se bota nuk ju urren, sjedhja juaj nuk është në përputhje me vullnetin e Zotit në Krishtin ndaj jush.

Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Burimi: http://giacintobutindaro.org/2013/05/29/sei-odiato-dal-mondo/

Taggato . Aggiungi ai preferiti : Permalink.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *