Çfarë duhet të bësh për t’u shpëtuar

luce del sole

Dua të të them se çfarë duhet të bësh për t’u shpëtuar. Duhet të besosh në Zotin Jezu Krisht, me fjalë të tjera duhet të besosh që Ai është Biri i Perëndisë që ka vdekur në kryq për mëkatet tona, që u varros, dhe që të tretën ditë u ringjall nga të vdekurit dhe iu shfaq atyre që më parë Ai i kishte zgjellur që të ishin dëshmitarët e tij, dhe me të cilët hëngri dhe piu (kfr. Veprat 16:31; 1 Korintasve 15:1-11). Përse duhet të besosh këto gjëra? Sepse kështu ka vendosur Zoti; kjo është udha e shpëtimit, çdo udhë tjetër që mund të predikojnë është fallco.

Dije pra, që vetëm me anë të besimit në emrin e Jezu Krishtit ka shpëtim: në asnjë mënyrë tjetër. Kjo sepse ai kur vdiç në kryq, shlyu me gjakun e tij denimin për mëkatet tona. Në fakt, ai vetë tha, natën kur u tradhëtua dhe arrestua, kur dha kupën dishepujve të tij: “…ky është gjaku im, gjaku i besëlidhjes së re, i cili është derdhur për shumë për faljen e mëkatëve” (Mateu 26:28). Dhe apostulli Pal konfirmon kur i thotë Efesianëve: “në të cilin kemi shpengimin me anë të gjakut të tij…” (Efesianëve 1:7).

Shpëtimi është falas pra, siq është shkruar: “Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë” (Efesianëve 2:8). Ajo nuk merret me vepra, për këtë nuk mund ta meritosh as ta fitosh duke bërë vepra të mira; “që të mos mburret askush” (Efesianëve 2:9) përpara Zotit. Në qoftë se shpëtimi mund të meritohej nga njeriu ose mund të fitohej nga njeriu me anë të mundimeve të tij dhe me anë të sakrificave të tij, atëherë Krishti paska vdekur më kot, dhe gjaku i tij na qënka derdhur për asgjë. Sakrifica e tij do të ishte kështu një gjest i pa vlerë, me të vertetë i pa vlerë.

Në qoftë se ti pra, do të jeshë i shpëtuar nga mëkatet e tua dhe nga zemërimi i Zotit i ardhshëm, pendohu tani për mëkatet e tua dhe prano me besim sakrificën shlyese që Jezu Krishti ka kryer. Në moment do të ndihesh i liruar nga litarët e mëkatit që të mbajnë lidhur, dhe do shijosh lirinë në Jezu Krishtin. Përveq kësaj do të ndihesh i pajtuar me Zotin, sepse zemërimi i furishëm i Zotit do të hiqet nga ty, dhe kur të vdesësh, nuk do të shkosh në ferrë por në parajzë. Tani, pikërisht në këtë moment, pendohu dhe beso në Jezu Krishtin.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Burimi: http://giacintobutindaro.org/2010/05/13/cosa-devi-fare-per-essere-salvato/

Përktheu Aldo Prendi.
Mesazhe për mëkatarët. Predikimi nr. 205
Për të aktivuar titrat në shqip ose për t’i zmadhuar, shiko këtë video: https://www.youtube.com/watch?v=6O9iqXJJOyc

Taggato , . Aggiungi ai preferiti : Permalink.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *