A mund të dilet nga e vërteta pa qënë më parë në të?

nepër rrugëA mund të dalin jashtë rrugës së të vërtetës ato që nuk kanë hyrë kurr në të? A mund ta humbasin besimin ato që nuk e kan pasur kurr? Sigurisht përgjigja është ‘jo’. Kështu që kush humb rrugën e së të vërtetës, ISHTE më parë në të, dhe kush humbet besimin, ISHTE më parë në të. Por sikur ndokush të ju thoshte që mund të dilet nga një shtëpi, pa qënë në të, ose ndokush mund të dalin nga një rrugë pa qënë në të, ju çfarë do ti thonit? Se është i marrë. Mjerisht ka shum nga këto të marrë: mendoni që këta (janë ato që pohojnë doktrinen e rreme ‘një herë të shpëtuar, gjithomonë të shpëtuar’) i përgjigjen e pyetjes: ‘Kush humb shpëtimin, e ka pasur ndonjëherë?’, me një përgjigje troç: ‘Jo, nuk e ka pasur kurr’. Përse kështu? Sepse janë njerëz zemërkryeneçë, zemër forcuar dhe veshë ngurtësuar, që refuzojn të rrijnë lidhur me Shkrimin, që thotë shumë qartë: “Dhe i drejti do të jetojë prej besimit; por ne qoftë se ndokush tërhiqet prapa, shpirti im nuk do të gjejë pëlqim në të. Por ne nuk jemi nga ata që tërhiqen prapa për humbje, por nga ata që besojnë në shpëtimin e shpirtit” (Hebrenjve 10:38-39).
Tani më dëgjoni zemërkryeneqë. Këtu shkrimtari thotë që i drejti jeton prej besimit dhe në qoftë se tërhiqet prapa, Zotit nuk e pëlqen. Është duke folur për të drejtin, e jo për mëkatarin që është i vdekur në mëkatet dhe shkeljet e tia. Të drejtit i është dhënë jetë prej besimit, kështu që është i gjallë frymërisht duke pasur besim tek Jezusi. Por ja, Zoti paralajmëron që nëse i drejti i tij tërhiqet prapa, shpirti i tijë nuk e pëlqen. Kështu që deri sa i drejti qëndron në besim, o jeton me anë të besimit, Zoti e pëlqen, por në qoftë tërhiqet prapa, Zoti nuk e pëlqen më. Për tu terhequr prapa, duhet të ketë filluar pa tjetër të ecë me Zotin një ditë, dhe në fakt është thirrur ‘i drejti’. Kështu pra, i drejti është ai që duke qënë i justifikuar, ka marrë rrugën, dhe ka ecur bashkë me Zotin, në rrugën e shenjtë. Por Zoti e qorton në mënyrë që të vazhdojë e të ecë bashkë me Zotin, dhe të mos kthehet prapa, sepse në këtë mënyrë Zoti do ta refuzojë. Pra, në këtë mënyrë Zoti e inkurajon që të qëndrojë në besim, dhe në qoftë se nuk ngulmon në besim, do të jetë i refuzuar dhe do të shkojë në humbje, kjo domethënë që ekziston jo vetëm rastësia që një i drejtë të terhiqet prapa, por ekzistojnë të drejtë që janë terhequr prapa dhe kanë shkuar në humbje. Motivi është që kanë pushuar së besuari, kanë humbur besimin që kishin marrë nga Zoti, pra ishte një besim i vertetë, dhe nuk mund të ishte ndryshe sepse ishin të drejtë.

Kush ka vesh për të dëgjuar, le të dëgjojë

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Burimi: http://giacintobutindaro.org/2012/08/13/ci-si-puo-sviare-dalla-verita-se-non-si-e-nella-verita/

Taggato , , , . Aggiungi ai preferiti : Permalink.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *