Si në një diskotekë

si në një diskotekëKëtu jemi akoma në Church by the Glades (që është një Kishë Ungjillore Baptiste që përfshin therr 5000 pjestarë dhe që është shum e njohur për ‘mënyrat e saj jo konvencionale të ungjillzimit’).
Vëreni me kujdes si mendojnë të lëvdojnë Perëndinë në këtë komunitet. Është tamam për të qarë duke parë se si janë mbrapshtuar këto Kisha Ungjillore.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Burimi

Në kult tani kërcehet madje edhe Waka Waka

waka waka në kultKëtu jemi te Church by the Glades (që është një Kishë Ungjillore Baptiste që përfshin therr 5000 pjestarë dhe që është shum e njohur për ‘mënyrat e saj jo konvencionale të ungjillzimit’). Siç mund të shikoni kërcehet Waka Waka. Ky kërcim u bë në Maj 2011. Tashmë këtu lakmia e botës [mondanità] mbretëron e pakundërshtuar.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Burimi

Njerëz që e kanë mendjen në gjërat e tokës

Jet-i personal i Ayo Oritsejafor, ‘pastor’ në Nigeri i ‘The Word of Life Bible Church’ dhe president i Christian Association of Nigeria (CAN).

jet-privato-pastore-nigeriano

Burimi: http://www.gossipnigeria.com/apps/blog/show/19952797

Kurse gruaja e tij ka një limuzinë të cilën mund ta shihni këtu.

Përmëtepër shtohen gjithnjë e më shum predikuesit e prosperitetit afrikan që kanë aeroplan privat. Njerëz që kanë mendjen në gjërat e tokës, zoti i të cilëve është barku dhe fundi i tyre është humbja (Filipjanëve 3:19). Të mjerët ta.

Edhe se në Itali nuk më rezulton që të ketë ndonjë pastor italian që ka jet privat (nëse ka ma bëni të ditur), më rezulton gjithsesi që të ashtuquajturit pastorat që predikojnë mesazhin e mirqënies DUAN LUKSIN, TË BËJNË NJË JETË LUKSOZE, DHE TU JEPEN KËNAQËSIVE TË JETËS. I njihni menjëherë, nuk ka nevojë për shum kohë. Flasin gjithmonë për lekë, i lypin gjithmonë lek Kishës duke kërkuar të dhjeten e rrogës së besimtarëve me akuza gjoja sikur ti villnin lekë Perëndisë nëse nuk ja japin të dhjetën, pra duke i thënë që PERËNDIA DO TI MALLKOJË PËR KËTË; vishen dhe jetojnë si të pasurit, në luks dhe në kënaqësira, dhe pastaj janë të fiksuar për të ndertuar një lokal kulti luksoz dhe madhështorë. Nga këto njerëz duhet të largoheni dhe të ruheni sikur ruheni nga gjarpërinjtë e helmuar. Mos i jepni as edhe një lek. Hiqni dorë prej tyre, janë prijës të verbër.

Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Burimi: http://giacintobutindaro.org/2013/07/12/gente-che-ha-lanimo-alle-cose-della-terra/

Lexoni: ‘Ruhuni nga ato që predikojnë mesazhin e prosperitetit’

Duan të jetojnë në mënyrë të ligë

Pali thotë: “Të gjithë ata që duan të rrojnë me perëndishmëri në Krishtin Jezus do të përndiqen” (2 Timoteut 3:12). Ja përse shumë nuk donë të jetojnë perëndishmërisht në Krishtin Jezus, sepse e dinë që nëqoftëse jetojnë kështu, do të përndiqen. Dhe si rrjedhojë preferojnë të jetojnë në mënyrë të ligë, për të pasur nderin e botës dhe për të evituar përndjekjen. Mjerë ata.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Vogliono vivere empiamente

Gra të ‘Krishtera’ që veshin pantallona të shqyera

grua pantallona të shqyera

Disa gra që e quajnë veten të Krishtera, jo vetëm që veshin pantallona – të cilat nuk i kanë hije një gruaje të krishterë – por i veshin edhe të shqyera! Në të vertetë këto gra janë rebele midis rebeleve, që refuzojnë ti binden urdhërimeve të apostujve, dhe dijeni mirë që ky rebelim është i aprovuar dhe nxitur nga pastorat e tyre rebel dhe të marrë të cilët u përsërisin atyre vazhdimisht ‘Perëndia shikon zemrën’ dhe gjith vllazërisë që ‘nuk duhet të gjykojmë’.

Ah! Sa të përçmuara janë në shum Kisha fjalët biblike që vijojnë mbi veshjen e jashtme të gruas: “Në mënyrë të njëjtë dua që edhe gratë, të vishen hijshëm, me cipë dhe modesti dhe jo me gërsheta a me ar, a me margaritarë, a me rroba të shtrenjta” (1 Timoteut 2:9)

Largohuni dhe ndahuni nga çdo Kishë e cila ka udhëheqës që refuzojnë t’ja drejtojnë Kishës këtë urdhërim, sepse kjo gjë është pjesë e gjërave që udhëheqësit DUHET tua thonë shenjtorëve në mënyrë që të dinë se si duhet të sillen në shtëpinë e Perëndisë, që është kisha e Perëndisë së gjallë, shtylla dhe mbështetja e së vërtetës (kfr. 1 Timoteut 3:15). Edhe këto fjalë të Palit janë pjesë të asaj që apostulli quajti ‘doktrina e mirë’ (kfr. 1 Timoteut 4:6).

Askush të mos u mashtrojë me fjalë mashtruese, sepse Perëndia do që ne të jemi të shenjtë në të gjith sjedhjen tonë, sepse shenjtërimi i ka hije shtëpisë Tij (kfr. Psalmi 93:5), dhe shtëpia e Tij jemi ne. Pra dua të ju kujtoj që edhe burrat duhet të vishen në mënyrë të hijëshme, pra edhe ato duhet të evitojnë pantallonat e shqyera (ashtu si edhe pantallonat e shkurtëra dhe veshje tjera të pahijëshme).

Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Donne ‘Cristiane’ che indossano pantaloni stracciati